E Hënë, 2 Nëntor 2026

AMP pezullon katër punonjës policie në Kavajë

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) pas një hetimi disamujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit për veprën penale “Shpërdorim detyre”, ekzekutoi masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për katër punonjës policie në Kavajë.

Konkretisht u pezulluan komisar A. M., me detyrë shef seksioni për hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë pranë DVP Fier, n/komisar E. K., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, inspektor R. Ç., me detyrë n/specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në Seksionin e Qarkullimit Kavajë, n/komisar S. K., me detyrë specialist/Koordinator për Specialistët e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Sipas AMP-së ekzekutimi i masave të sigurisë u bë i mundur pasi këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës, nuk kanë kryer kontrolle për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, dhe në zonën e tyre të mbulimit u gjetën të kultivuara 550 bimë narkotike.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›