E Hënë, 2 Nëntor 2026

ANCHORAGE – Putin mbërrin në Alaska për samitin me Trump

ANCHORAGE (SHBA),  15 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti rus Vladimir Putin sapo mbërriti në bazën ushtarake amerikane ”Elmendorf-Richardson” në Alaska për një samit me Donald Trump të fokusuar në konfliktin në Ukrainë.

Ky samit është takimi i parë ballë për ballë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin që nga viti 2019.

Edhe avioni ”Air Force One” i presidentit të SHBA-së, Donald Trump u ul sot para pak minutash në bazën ajrore ”Elmendorf-Richardson” në Alaska.

Ky samit, në kufirin e Shteteve të Bashkuara, i ofron udhëheqësit rus një rikthim dramatik në skenën diplomatike, pasi ai do të përshëndetet nga vetë Donald Trump pas mbërritjes./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›