ARRSH: Pastrohen inertet e rëna në aksin Skuraj-Burrel, qarkullim normal i mjeteve

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se përgjatë aksit rrugor Skurraj-Burrel, për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka pasur shembje të një skarpate dhe rënie gurësh nga shpatet e rrugës.
Sipas ARRSH-së, kompania e mirëmbajtjes ndërhyri menjëherë me mjete dhe punëtorë, për pastrimin e rrugës nga inertet dhe për rikthimin në gjendje normale të qarkullimit të mjeteve në këtë aks rrugor.
Qarkullimi i mjeteve në këtë aks rrugor, vazhdon normalisht ndërkohë që kompania e mirëmbajtjes është në terren për çdo nevojë që mund të paraqitet, njofton ARRSH.
1 nga 2/r.e/