E Diel, 1 Nëntor 2026

ASHK dorëzon derë më derë vendimet e legalizimit të patërhequra në Tiranë

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur një aksion në terren për shpërndarjen e vendimeve të legalizimit të emetuara më parë, të cilat nuk janë tërhequr ende nga qytetarët në kryeqytet.

Grupet e ekspertëve të Kadastrës ishin të pranishëm në rrugën “Shefqet Ndroqi”, ku punonjësit e Drejtorisë ASHK Tiranë Jug trokitën derë më derë për të dorëzuar titujt e pronësisë drejtpërdrejt tek përfituesit.

Sipas ASHK, bëhet fjalë për vendime të nxjerra më herët, për të cilat nuk ka qenë i mundur dorëzimi përmes platformës “e-Albania”.

Kadastra njofton se lista e përfituesve që nuk i kanë tërhequr ende vendimet është publikuar në faqen zyrtare, në rubrikën “Publikime”, e organizuar sipas drejtorive përkatëse.

ASHK bën të ditur se, vendimet e legalizimit duhet të regjistrohen në platformën “e-Albania” për të përfunduar procesin e plotë të pronësisë.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›