AUSTRI – Tre ditë zie kombëtare pas sulmit vdekjeprurës në shkollën e mesme

VJENË, 10 qershor /ATSH-DPA/- Austria do të mbajë tre ditë zie kombëtare pas të shtënave vdekjeprurëse në një shkollë të mesme në Graz.
“Kancelari austriak, Christian Stocker do të shpallë zyrtarisht vendimin sot pasdite”, tha një zëdhënës i zyrës së kancelarit.
Flamujt në zyrën presidenciale, të kancelarit dhe në ndërtesa të tjera zyrtare do të ulen në gjysmë shtizë gjatë periudhës së zisë.
Policia tha se në sulmin e sotëm ishin vrarë 10 persona, ndërsa personi i dyshuar i armatosur ishte mes të vrarëve.
Shumë studentë u plagosën gjithashtu, disa prej tyre në gjendje rëndë.
Autoritetet austriake thanë se personi i armatosur që hapi zjarr sot në një shkollë në Graz, duke vrarë nëntë persona përpara se t’i merrte jetën vetes, ishte një vendas 21-vjeçar.//a.i/