E Diel, 1 Nëntor 2026

Abissnet Superiore, pas Tetovës jep dorëheqjen edhe trajneri i “Teutës”

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Pas zyrtarizimit të largimit të Edlir Tetovës nga klubi i “Egnatias”, një tjetër zhvillim i rëndësishëm vjen nga Durrësi.

KF “Teuta” ka njoftuar sot ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Enkeleid Dobi, i cili ka paraqitur dorëheqjen dhe nuk do të jetë më në krye të skuadrës bregdetare.

Klubi i Futbollit “Teuta” njofton se “trajneri Enkeleid Dobi ka paraqitur kërkesën për dorëheqje dhe, duke filluar nga dita e sotme, nuk do të ushtrojë më detyrën e tij në drejtimin e ekipit të parë”.

Në komunikatën zyrtare, klubi falënderon trajnerin Dobin për profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në drejtimin e ekipit, ndërsa për dy ndeshjet e mbetura pankina do t’i besohet zëvendëstrajnerit Hodo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›