E Diel, 1 Nëntor 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës realizon ushtrim të pjesshëm emergjence për garantimin e sigurisë


TIRANË, 14 janar/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) zhvilloi sot një ushtrim të pjesshëm emergjence, në kuadër të përmbushjes së kërkesave ligjore dhe rregullatore të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) dhe Agjencisë Evropiane të Sigurisë Ajrore (EASA), si dhe në përputhje me Planin e Emergjencave të TIA-s.

Ushtrimi u organizua me qëllim testimin e nivelit të gatishmërisë dhe efektivitetit të reagimit të strukturave operacionale në rast të një situate të simuluar emergjente.

Sipas TIA-s, siguria e pasagjerëve dhe e stafit mbetet gjithmonë prioritet kryesor.

Në ushtrimin e emergjencës morën pjesë Autoriteti i Aviacionit Civil, Albcontrol, Komisariati i Policisë Rinas, Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), Air BP, AV GAS, si dhe shërbimet zjarrfikëse të Krujës, Vorës dhe Kamzës. /j..p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›