Agron Shehaj: Dumani ka bërë histori të drejtësisë, nën shqyrtim duhet të jenë ligjet korruptive

Kryetari dhe deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve në Kuvend, duke hedhur akuza për votimin e ligjeve korruptive, ndërsa po zhvillohej seanca e pyetjeve me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Në një postim në rrjetet sociale gjatë punimeve të Kuvendit të së hënës, Shehaj shprehu indinjitetin e tij për faktin që Dumani po pyetet sikur të ishte “ai fajtori”, duke pasur parasysh kontekstin e ligjeve dhe të emërimeve të fundit.
Shehaj e konsideroi punën e kreut të SPAK-ut si një moment historik për sistemin e drejtësisë shqiptare.
“Dumani ka bërë historinë e Drejtësisë në Shqipëri! Vetëm për faktin që ka çuar përpara drejtësisë dy zëvendëskryeministra të Ramës dhe ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ai meriton respektin e çdo qytetari që kërkon drejtësi dhe ndëshkim për të korruptuarit!” thekson Shehaj në postimin e tij.
Deputeti i Partisë Mundësia e konsideroi këtë mbështetje si një vlerësim moral për përpjekjet e institucionit antikorrupsion.
Duke lënë mënjanë debatet parlamentare rreth punës së SPAK-ut, Shehaj ia kujtoi opozitës dhe qytetarëve detyrën e tyre primare:
“Kaq mund të bëjë Dumani! Qeverinë nuk na e ndryshon dot, atë e kemi për detyrë ne, ta bëjmë me votë,” përfundon ai.
/rtsh.al/