E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Divjakë, ndërron jetë 15-vjeçari

Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kamenicë, Divjakë.

Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin R. Ç., është përplasur me motomjetin me drejtues një shtetas 15 vjeç, rreth orës 12:30.

Fatkeqësisht, i mituri ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›