I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 32-vjeçari që goditi punonjësin e IEVP Fier

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” është arrestuar nga policia e Fierit.
Sipas njoftimit, në pranga ka rënë shtetasi M. P., 32 vjeç, banues në Patos.
Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Sipas policisë, 32-vjeçari është një emër i njohur për policinë. Më parë ai ka qenë i dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje./vizionplus.tv