Kultivoi kanabis në Spathar të Librazhdit, arrestohet “pronari” i parcelës, nën hetim kryeplaku i fshatit

Një person i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar nga policia e Librazhdit.
Në pranga ka rënë shtetasi J. R., i cili dyshohet se kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë narkotikë Cannabis Sativa.
Fidanët u sekuestruan përmes djegies.
Policia njofton se ka vënë nën hetim edhe kryeplakun e fshatit, shtetasin N.Xh, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e rrethit Librazhd./vizionplus.tv