E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në kryqëzimin e Cërrik, shoferi i kamionit përplas të moshuarin

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”, ku një person i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, kur i moshuari është përplasur nga një automjet i tonazhit të rëndë.

Dëshmitarë në vendngjarje raportojnë se përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar panik te kalimtarët.

Menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e rendit dhe një ambulancë, e cila transportoi të moshuarin drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit dhe mbetet për t’u përcaktuar nëse bëhet fjalë për pakujdesi nga ana e drejtuesit të mjetit apo për ndonjë manovër të papritur nga i moshuari. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e të moshuarit mbetet e rëndë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›