Arrestimi i doganierit grek sjell bllokimin e qarkullimit në Qafë Botë, pas disa orësh nis lëvizja e mjeteve

Pas disa orësh bllokim, ka nisur lëvizja e automjeteve në pikën kufitare të Qafë Botës.
Kalimi i automjeteve në pikën kufitare të Qafë Botës u pezullua përkohësisht për shkak të arrestimit të një doganieri grek në pikën e kalimit në Mavromat, ku është instaluar dogana greke.
Kjo situatë pamundësoi kalimin e çdo automjeti, përfshirë edhe autobusat e linjës Sarandë-Athinë.
Disa prej automjeteve u detyruan të ktheheshin mbrapsht./vizionplus.tv