E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Prrenjas

Nëj aksident me vdekje është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”.

Sipas policisë, rreth orës 12:10, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›