E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë-Milot, përplasen 2 makina, një prej tyre përfundon në kanal

Një aksident rrugor është shënuar sot (24 nëntor) në kryqëzimin e Treshit në superstradën Lezhë- Milot. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë një prej mjeteve ka përfunduar në kanal.

Ngjarja ka përfshirë një mjet tip Caddy i drejtuar nga shtetasi Z.C, dhe një automjet tip Benz me drejtues shtetasin me inicisle N. P.

Si pasojë e përplasjes, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor me ujë por fatmirësisht, nga aksidenti raportohet se janë plagosur lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën të dy drejtuesit e mjeteve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›