E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një apartament te Komuna e Parisit, panik mes banorëve

Një zjarr ka rënë në një apartament në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, duke shkaktuar panik mes banorëve të pallatit.

Sipas informacioneve paraprake, flakët përfshinë banesën, ndërsa tymi i dendur vuri në rrezik edhe banorët e tjerë që ndodheshin në godinë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë, të cilat nisën evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa po punohet për izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes në apartamentet ngjitur.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet hetimi i autoriteteve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›