Aksident në Shkodër, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një 81-vjeçar ka humbur jetën në një aksident paraditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, teksa policia bën me dije se 81-vjeçari Ragip Cenaj është përplasur nga automjeti i drejtuar nga shtetasja S. Selgjekaj, 24 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi Ragip Cenaj ka humbur jetën. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe ndaluar nga policia e Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.