Arrestohet 57-vjeçari në Cërrik, goditi me grushte punonjësin e OSHEE

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia në Cërrik pasi ka goditur një punonjës të OSHEE. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 57 vjeç.
Mësohet se 57-vjeçari gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grushte përgjegjësin e OSHEE Cërrik, shtetasin A. Sh., në ambientin e tij të punës. Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme.