E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në afërsi të Zvërnecit, plagosen dy persona, mes tyre një fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në afërsi të fshatit Zvërnec në Vlorë.

Në përplasjen ku u përfshinë tre automjete, janë plagosur dy persona, mes tyre edhe një fëmijë, të cilët udhëtonin në një automjet me targa italiane.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Në të tre automjetet e përfshira janë shkaktuar dëme materiale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›