E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Fier-Ballsh, plagosen dy persona

Një aksident është regjistruar këtë të martë në aksin e vjetër Fier-Ballsh, pranë fshatit Plyk.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›