Aksident në aksin Fier–Roskovec, makina përplaset me mjet bujqësor, një i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte në aksin Fier–Roskovec, pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin J.SH., është përplasur me një mjet bujqësor tip “Zetor”.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi M.H., ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve mjekësore, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/