Aksident në aksin Lushnjë-Tiranë, humb jetën 37-vjeçari me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnjë–Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë shtetasi T. V., 37 vjeç, duke udhëtuar me biçikletë, dyshohet se fillimisht është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin B. M., 41 vjeç, dhe më pas është goditur edhe nga një automjet tjetër me drejtues shtetasin F. M., 39 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 37-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia ka shoqëruar dy drejtuesit e automjeteve për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa më pas ata janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/