E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin e vjetër Fier–Lushnjë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin e vjetër Fier–Lushnjë.

Dy automjete, një tip “Benz” dhe një kamionçinë, janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.

Si pasojë e goditjes së fortë, dy persona kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit, ku sipas burimeve mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e para për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Hetimet pritet të zbardhin nëse ngjarja ka ardhur si pasojë e shpejtësisë, mosrespektimit të rregullave të qarkullimit apo faktorëve të tjerë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›