E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Laknas, humb jetën 48-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Laknasit. Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”.

Një automjet, i drejtuar nga një 20-vjeçar me iniciale E. V., është përplasur me një motomjet, të cilit i jepte 48-vjeçari me iniciale L. G.

Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e motomjetit, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga forcat e rendit në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›