E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti ku humbi jetën 38-vjeçari, arrestohen dy drejtuesit e automjeteve që u përplasën me motorin

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy drejtuesit e automjeteve që u përfshinë në aksidentin e së premtes ku humbi jetën një 38-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare, në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetasve Gj. L., 51 vjeçe, dhe A. Sh., 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 tek Unaza e Madhe, ku u përplasën dy automjete dhe një motor dhe si pasojë humbi jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., 38 vjeç.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›