E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti me katër të plagosur në Fier, arrestohet 45-vjeçari, i ndërpreu rrugën automjetit tjetër dhe u largua

Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas të dyshuar si shkaktar i aksidentit rrugor të ndodhur më 08 gusht 2025, në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”, ku mbetën të plagosur katër persona.

Pas hetimeve paraprake, rezultoi se aksidenti është shkaktuar nga automjeti që drejtohej nga shtetasi M. A., 45 vjeç, banues në Itali, i cili ndërpreu rrugën dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes pa dhënë ndihmë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të 45-vjeçarit, i cili tashmë përballet me akuzat për veprat penale:

“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Hetimet mbi ngjarjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›