Shkodër/ Përplasi policin në vizat e bardha, procedim penal ndaj 61-vjeçarit

Policia ka nisur procedim penal ndaj shtetasit B. N., 61 vjeç, në vijim të aksidentit të ndodhur një ditë më parë në lagjen “Partizani” në Shkodër. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sipas hetimeve paraprake, 61-vjeçari dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin që drejtonte dhe përplasi punonjësin e policisë P. K., 60 vjeç, i cili po kalonte në vijat e bardha, duke shkuar për të marrë shërbimin e radhës.
Si pasojë e aksidentit, polici P. K. është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme hetimore.
/vizionplus.tv