E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksidentohen tre të mitur në Tiranë, po lëviznin me monopatina

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Policia e Tiranës njoftoi sot se rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, dy monopatina me të cilat lëviznin tre të mitur.

Si pasojë janë dëmtuar tre të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

/a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›