E Martë, 3 Nëntor 2026

Forcohet dollari në tregun valutor, bie euroja

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan forcoi lehtë pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 84,58 lekë ose 0,04 lekë më shumë ndërsa euroja zbriti me 0,07 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98,08 lekëve. Paundi britanik këmbehet me 115,08 lekë, në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë dhe franga zvicerane u forcua në këmbim me lekun me 0,49 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot me 104,86 lekë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 84.58 +0.04
Euro EUR 98.08 -0.07
Poundi Britanik GBP 115.08 0.00
Franga Zvicerane CHF 104.86 +0.49
Jeni Japonez (100) JPY 58.07 -0.20
Dollari Australian AUD 54.91 -0.13
Dollari Kanadez CAD 61.60 -0.07
Korona Suedeze SEK 8.87 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.34 -0.06
Korona Daneze DKK 13.15 -0.01
SDR SDR 115.67 +0.81
Ari (OZ 1) XAU 281169.29 +462.67
Argjendi (OZ 1) XAG 3019.64 -31.16
Juani Kinez (onshore) CNY 11.79 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 11.79 0.00
Lira Turke TRY 2.13 -0.01

/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›