Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Miell më i lirë, i destinuar për ëmbëlsira dhe biskota, përdoret edhe për prodhimin e bukës, ndërsa buka e zezë mund të marrë ngjyrën e saj nga ngjyruesit dhe jo nga mielli natyral me krunde.
Këto janë disa nga problematikat që ngre eksperti i drithërave Abdyl Sinani, me një përvojë 40-vjeçare në këtë sektor.