Fluksi i fundjavës, radhë kilometrike automjetesh në Balldre-Milot! Vështirësi në qarkullim dhe pritje të gjata (VIDEO)

Fluksi i lartë i automjeteve gjatë fundjavës ka shkaktuar sërish trafik të rënduar në aksin rrugor Balldre-Milot. Në këtë segment janë krijuar radhë të gjata kilometrike, ndërsa drejtuesit e mjeteve po përballen me vështirësi në qarkullim dhe pritje të gjata.
Kjo është një situatë e përsëritur, veçanërisht gjatë fundjavave, kur numri i automjeteve që përshkojnë këtë aks rritet ndjeshëm. Trafiku në këtë segment vijon të jetë një problem për drejtuesit e mjeteve, të cilët përballen vazhdimisht me vonesa në udhëtim.

