Një grup të rinjsh dhe qytetarë vijuan protestën para Kryeministrisë - ATSH -
TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Një grup të rinjsh dhe qytetarësh u mblodhên sërish këtë të diel para Ministrisë së Arsimit, në vijim të protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Të rinjtë dhe qytetarë vijuan tubimin ku pasi u mbodhën para Ministrisë së Arsimit marshuan në drejtim të Kryeministrisë.
Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit nuk u tërhoqën nga tubimi.
Një prej qytetarëve pjesëmarrës deklaroi se ata nuk do të tërhiqen dhe do të qëndrojnë në rrugë 24 orë.
“Ne kemi dalë për fëmijët tanë dhe studentët. 24 orë non stop deri në rrëzimin e sistemit, nuk ndalemi. Ne jemi paqësorë, i kemi dhënë shembull të gjithë botës”, tha ai.
Protesta vijoi e qetë dhe pa incidente apo pêrplasje para godinës së qeverisë ku protestuesit përsêritën të njëjtat kërkesa.
/e.i/r.e/ /a.g/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
