E Hënë, 2 Nëntor 2026

Andrea Shllaku emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes

Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin e Z. Andrea Shllaku në detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Vendimi është marrë me propozimin e Kryeministrit Edi Rama.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Andrea Shllaku emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›