E Martë, 3 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnjë Fatos Tushe, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

GJKKO dënoi Fatos Tushen në tetor të vitit të kaluar me vendim të formës së prerë me 1 vit heqje lirie, masë që u pezullua në dy vite shërbim prove.

Po ashtu Apeli i GJKKO la në fuqi edhe vendimin për konfiskimin e një apartamenti në Vlorë, pasuri që nuk ishte deklaruar nga Tushe.

Vendimi u mor sot nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Igerta Hysi (anëtare). /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›