Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin, 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, duke e dënuar me 3 vite e 1 muaj burg, dënimi i cili zbriti në 2 vite e 20 dite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Goro u dënua për veprën penale “shpërdorim detyre” në dy raste dhe mosdeklarim pasurie.
Apeli po ashtu vendosi konfiskimin e apartamentit rreth 81 m katrorë që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula.
Shkalla e pare e gjykimit kishte vendosur më herët t’ia kthente apartamentin firmës.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese) dhe me anëtarë Dhimitër Lara dhe Miliana Muça shpalli sot vendimin në lidhje me ankimimet e të pandehurve ndaj vendimit të datës 13 mars të këtij viti të GJKKO.
Apeli urdhëroi konfiskimin e apartamentit duke mos pranuar ankimimin e shoqërisë ndërtuese.