Apeli lë në fuqi dënimin me 17 vite burg për Erjon Llapushin, i akuzuar për vrasjen e kamerierit Gazmend Kurmaku

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë ndaj Erjon Llapushit, duke e dënuar përfundimisht me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut.
Me vendimin e dhënë, Apeli ka rrëzuar ankimimin dhe ka konfirmuar dënimin me 17 vite burg, duke e bërë atë të formës së prerë në këtë shkallë gjykimi.
33-vjeçari Llapushi akuzohet si autori i vrasjes së kamerierit Gazmend Kurmaku, ngjarje e ndodhur më 2 tetor 2021 në një restorant në Elbasan.
Sipas dosjes hetimore, ngjarja ndodhi brenda ambienteve të një restoranti në Elbasan, ku viktima humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
/rtsh.al/