Arbana: Përmbyten oborret e disa banesave në Xhafzotaj

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Shtabi i Emergjencave pranë bashkisë Shijak është mbledhur dhe po monitoron nga afër situatën aktuale në terren të shkaktuar nga moti i keq.
Kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana bëri të ditur se të gjitha strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë dhe po bashkëpunojnë për menaxhimin e çdo problematike të mundshme.
“Deri në këto momente, situata është nën kontroll, përpos disa rasteve sporadike, kryesisht të oborreve të disa banesave në njësinë administrative Xhafzotaj”, u shpreh Arbana.
Sipas tij “janë marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e çdo rreziku”.
“Bashkia Shijak u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të ruajnë qetësinë, të raportojnë çdo problematikë pranë strukturave përgjegjëse. Për çdo emergjencë, kontaktoni: Kryetari i Bashkisë: 069 20 97 914; Policia Bashkiake: 067 50 66 600;
Zjarrfikëse: 069 33 21 400; Emergjencat Civile: 069 33 53 554”, u shpreh Arbana.
Moti i keq me reshje intensive shiu që ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit ka shkaktuar problematika në disa qarqe.
1 nga 3/m.m/r.e/a.f/