E Diel, 1 Nëntor 2026

Armë, thikë dhe fishekë, arrestohet 28-vjeçari në Lushnjë! I gjendet edhe drogë

Një 28-vjeçar, i cili posedonte armë dhe lëndë narkotike në automjet dhe në banesë është arrestuar nga policia e Lushnjës.

Në pranga ka rënë shtetasi E. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh.

Policia sekuestroi armët e gjetura, sasinë e kanabisit dhe fishekët./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›