Arrestimi i Mogherinit, Zhupa: Zhdukët kampusin universitar për t’ia dhënë kolegjit të saj. Pedagogët dhe studentët pa kushte

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ishte e para nga deputetët që mori fjalën në seancën plenare, ndërsa foli në lidhje me rastin ku ish zv/presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ishte një nga tre personat e arrestuar nga policia belge këtë të martë, në një hetim të gjerë për mashtrim mbi financimin e një akademie në Bruges për diplomatë të rinj.
“Sot kuptuan të gjithë ç’nënkuptojmë me standard europian. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar dhe zgjedhin të bashkëpunojnë në Shqipëri se gjejnë shokët apo vijnë dhe pastaj i masterizono këtu që jeni mjeshtra të korrupsioni.
Qeveria shqiptare ka zhdukur vendimin nr 1, date 29.05.2013 të KKRT për ndërtimin e kampusin universitar që do i shërbente studentëve dhe pedagogëve shqiptar për të pasur kushte dinjitoze. Ju e zhdukët dhe ja dhatë Mogherini për kolegjin e europës, i dhatë godinat e qytetit studenti dhe ju kushtoi 17 milion euro taksave të qytetarëve.
Kur të rinjtë e FRPD protestonit për kushtet në arsimit, i thoni që ishin kundra Europës, në fakt ata ishin kundra korrupsionit dhe kundra modeleve mogerini”, u shpreh deputetja demokrate.
Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht Rektore e “Kolegjit të Evropës”, Federica Mogherini është arrestuar këtë të martë nga forcat e rendit të Belgjikës.
Ajo u ndalua, në kuadër të hetimeve dhe bastisjeve të kryera pranë Kolegjit të Evropës dhe Shërbimit për Veprim të Jashtëm (SEAE).
Hetimi lidhet me dyshime për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien nga shërbimi diplomatik i BE-së Kolegjit të Evropës të një programi trajnimi nëntëmujor të destinuar për diplomatët e ardhshëm evropianë, Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian.
Faktet e kontestuara i përkasin periudhës 2021-2022 dhe veprat e dyshuara janë mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional.
LEXO EDHE: Detaje nga arrestimi i Federica Mogherinit/ Për çfarë dyshohet ish-zyrtarja e lartë e BE