E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestimi i Mogherinit, zëdhënësi i Orban: Qesharake se si Brukseli u jep leksione të gjithëve për ‘sundimin e ligjit’

Lajmi mbi arrestimin e Federica Mogherinit ka filluar të provokojë reagime edhe në frontin politik europian.

Zëdhënësi i Victor Orban, Zoltan Kovacs, ka reaguar në rrjetin social “X” duke mos kursyer ironinë ndaj Bashkimit Europian.

“Një ditë tjetër, një tjetër skandal ‘tronditës’ i BE-së. Policia belge bastisi EEAS-in dhe Kolegjin e Evropës në agim? Dokumente të sekuestruara, arrestime të kryera, korrupsion dhe mashtrim në prokurim në tryezë. ‘Shkolla prestigjioze e trajnimit’ e BE-së për eurokratët tani nën hetim për akses të privilegjuar të dyshuar në tendera? As nuk do ta shpiknit këtë. Është qesharake se si Brukseli u jep leksione të gjithëve për ‘sundimin e ligjit’, ndërsa institucionet e veta duken më shumë si një serial detektivësh sesa si një bashkim funksional“, shkruan Zoltan Kovacs.

LEXO EDHE: Detaje nga arrestimi i Federica Mogherinit/ Për çfarë dyshohet ish-zyrtarja e lartë e BE

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›