E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë, përplasi për vdekje me makinë kalimtaren

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Kuçova, pasi ka përplasur për vdekje me makinë një kalimtare.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët e sektorit për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi mbrëmë, në fshatin Lapardha, dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësoren, shtetasen E. Q., 44 vjeçe, banuese në këtë fshat, e cila si pasojë, ka humbur jetën.

Materialet hetimorë në ngarkim të tij, i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›