E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet autori i grabitjes me armë në pikën e këmbimit valutor tek “5 Maji”

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Policia e Tiranës arrestoi një 42-vjeçar, pasi nën kërcënimin e një arme, grabiti mëngjesin e sotëm në një qendër tregtare në rrugën “5 Maji”, një shumë parash në një pikë këmbimi valutor.

Autori u largua nga vendi i ngjarjes, por pas disa orësh në arrati, u vu në pranga nga blutë e kryeqytetit.

Policia njoftoi se “si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit: L. M., 42 vjeç, banues në Tiranë”.

Sipas policisë “ky shtetas dyshohet se duke kanosur punonjësen, me arme zjarri pistoletë, ka vjedhur rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, brenda një qendre tregtare, në rrugën “5 Maji””.

Gjithashtu policia sekuestroi arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e shumës së parave të vjedhura dhe veshja e përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›