E Diel, 1 Nëntor 2026

Qose takon homologen belge, shkëmbim ekspertize për modernizimin e sistemit të burgjeve

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, gjatë vizitës së tij në Bruksel, u takua me Mathilde Steenbergen, drejtoreshë e përgjithshme të Administratës Penitenciare të Belgjikës.

Sipas Qoses, takimi u përqendrua në nisjen e një bashkëpunimi ndërinstitucional, me synim shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira të punës, në përputhje me protokollet dhe standardet e Këshillit të Evropës për sistemet penitenciare.

Qosja bëri të ditur se gjatë diskutimit u trajtuan gjithashtu fenomenet dhe problematikat globale që hasen në sistemet e burgjeve, duke ndarë ide dhe qasje konkrete për parandalimin e tyre dhe përmirësimin e masave institucionale në menaxhimin e këtyre sfidave.

“Takimi shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ekspertizës në funksion të modernizimit dhe zhvillimit të sistemit të burgjeve”, nënvizoi ai.

1 nga 2

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›