E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis Programi 3.0 për Ngritjen e Kapaciteteve dhe Mobilitetin e Nëpunësve Publikë

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Nisi sot Programi 3.0 për Ngritjen e Kapaciteteve dhe Mobilitetin e Nëpunësve Publikë.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh se kjo është një iniciativë që synon të forcojë shkëmbimin e njohurive dhe cilësinë e administrimit publik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe administratës italiane.

Nisma mbështetet nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe zbatohet në partneritet nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) dhe Shkolla Kombëtare e Administratës së Italisë (SNA).

Ministrja Pirdeni falënderoi partnerët për kontributin e tyre dhe theksoi se për të tretin vit rradhazi, kjo nismë shërben si një urë e fortë bashkëpunimi me partnerët strategjikë të Shqipërisë përtej Adriatikut.

1 nga 6

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›