E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet në Himarë 37-vjeçari i dyshuar për vjedhje në banesa, dyqane dhe objekte kulti

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shëtitësi”, duke zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura gjatë periudhës janar–qershor 2026 në zonat Dhërmi, Qeparo, Kuç dhe Himarë.

Në pranga ka rënë shtetasit A. A. 37-vjeç nga Fushë Kruja, i cili dyshohet se ka vjedhur në banesa, dyqane, markete dhe objekte kulti, duke marrë shuma parash dhe sende me vlerë.

Sipas Policisë së Shtetit, identifikimi dhe kapja e tij u bë pas një hetimi intensiv, grumbullimit të provave dhe analizimit të pamjeve filmike, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të disa rasteve të tjera të dyshuara si të kryera nga i njëjti shtetas, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›