Arrestohet në Vlorë 41-vjeçari për trafik droge, sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Një 41-vjeçar me inicialet E. V. është vënë në pranga nga policia në Lushnje, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestimi u krye pas një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij tip “Hyundai”, ku u gjetën dhe sekuestruan si prova materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis sativa, të ndara në katër ambalazhime plastike.
Pas përfundimit të procedurave hetimore, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për vijimin e veprimeve ligjore.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
/rtsh.al/