E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën, i dënuar nga Gjykata e Bolonjës në Itali me 20 vite burg për vrasjen e një bashkëkombësi në vitin 2000, në Ravena.

Arrestimi është kryer në banesën e tij, ku forcat e policisë kanë mbërritur për të ekzekutuar urdhrin përkatës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Sipas informacioneve paraprake, Doga kishte vuajtur një pjesë të dënimit, ndërsa i kishin mbetur edhe 6 vite burg për të shlyer.

Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë, ku duhet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit për vrasjen e ndodhur në vitin 2000 në qytetin e Ravenës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›