E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia e Tiranës ka vendosur sot më 4 nëntor 36 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugët gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, protestuesit penguan qarkullimin e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve të policisë përmes megafonit që të lirohej rruga, ata nuk iu bindën urdhrit.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 36 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.

Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›