E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vlorë/ I dënuar për vrasje në dy shtete, arrestohet i shumëkërkuari nga Interpoli Mariglen Doga

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimi i Dogës është bërë me qëllim ekstradimin në Itali, pasi Gjykata e Bolonjës e ka dënuar me 20 vite burg për vrasjen e një bashkëkombasi në vitin 2000 në Ravena të Italisë.

Sipas informacioneve paraprake, arrestimi është kryer në momentin kur forcat e policisë kanë mbërritur në banesën e tij për të ekzekutuar urdhrin përkatës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›