E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet “skifteri” shqiptar, tre të tjerë arritën t’i shpëtojnë policisë italiane

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pas një ndjekjeje të gjatë nga ana e uniformave blu, në zonën e Albano Laziale.

Mediat italiane raportojë se policia u vu në ndjekje të makinës së drejtuar nga shqiptari pasi ky i fundit nuk ndaloi pasi u sinjalizua, por rriti shpejtësinë dhe tentoi të arratisej.

Pas një ndjekjeje të gjatë oficerët e policisë arritën të ndalonin shqiptarin, por nuk mundën të kapnin tre personat e tjerë në mjet (edhe këta dyshohet se janë shqiptarë), të cilët duke përfituar nga rrëmuja arritën që të arratisen.

Gjatë kontrollit të makinës u gjetën mjete që shërbenin për të kryer grabitje dhe pajisje të dyshimta që u sekuestruan si prova materiale.

Dyshohet se shqiptari është pjesë e një bande grabitësish që operonte në Castelli Romani.

Midis sendeve të sekuestruara ishin një gërshërë elektrike, një kamxhik, një shkallë teleskopike, disa radio me dy drejtime, tre kapele, kaçavida dhe leva. I arrestuari nuk ka mundur të japë shpjegime të besueshme në lidhje me praninë e këtyre instrumenteve në bagazhin e tij, duke nxitur dyshimet e hetuesve. Gjithashtu shqiptari akuzohet edhe për rezistencë dhe kundërshtim të policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›